Vdekja e Saimir Sulës në Spanjë, e motra: Po manipulojnë vdekjen e vëllait, duam drejtësi

Dy vite nga vdekja e mistershme e Saimir Sulës ende familja e tij kërkon drejtësi për të riun pas kthimit të trupit të tij në Shqipëri pa zemër. Motra e Saimirit thotë se Ministria e Drejtësisë nuk po vepron me homologët spanjollë për hetimin e rrethanave të vdekjes dhe heqjes së organit të zemrës nga trupi i të riut.

Prej katër vjetësh Manjola Sula është në kërkim të zemrës së të vëllait.

Saimir Sula në vitin 2020 humbi jetën në Spanjë, por kur trupi i tij u kthye në Shqipëri, ku rezultoi se i mongonte organi i zemrës.

Me pankarta në duar, Manjola kërkon drejtësi për të vëllain teksa i drejtohet ministrit Ulsi Manja që sa me shpejt të bëhet letërporosia për të zbardhur ngjarjen.

"Dua të di arsyet pse Manja nuk është lidhur me homologun e tij në Spanjë për tu interesuar ku ndodhet zemra e shtetasit shqiptar, Saimir Sula? Në qershor të 2021, pasi një vit e një muaj autoritetet spanjolle njoftuan avokatin tonë se kishin gjetur zemrën. Por pse doli tani kjo zemër? Ku ishte një vit e një muaj? Pse nuk u pasqyrua në aktet e mjekësisë ligjore të autoriteteve spanjolle që ata e kishin mbajtur zemrën dhe me lejen e kujt mbahet një zemër?"

Një vit më parë autoritetet spanjolle njoftuan se kishin arritur të gjenin zemrën e Saimir Sulës.

Por nga ana tjetër e motra pretendon se nuk është zemrae tij dhe kërkon analizimin e ADN-së.

Saimir Sula u shtrua në spital me temperaturë ku qëndroi për 18 orë.

Më pas mjekët spanjollë njoftuan se i vëllai kishte ndërruar jetë.

Çështja ka mbetur pezull pasi Prokuroria nisi hetimet dhe dërgoi letërporosi në Spanjë.

Autoritetet e huaja kthyen përgjigje se zemra është gjetur në po të njëjtin spital, por dosja ka mbetur e hapur pas pretendimeve për përkthimin e dokumentit të shkruar në gjuhë katalanase.