Sarandë/ Makina përplas 8 vjeçaren në rrugë. Vajza në gjëndje të rëndë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Dhjetor 2022, 12:59
Një aksident i rëndë rrugor u shënua mesditën e sotme në Sarandë. Një automjet përplasi një vajzë 8 vjeçe teksa po kalonte rrugën bashkë me nënën e saj.
Në një moment pasi ishte shkëputur nga nëna, vajza është përplasur nga makina që drejtohej nga shtetasi M. Marku banues në Ksamil. Fëmija ndodhet në gjëndje të rëndë në spitalin e Sarandës.

Ne foto: Rruga ku ndodhi aksidenti, Sarande
Policia kreu veprimet hetimore për të mësuar shkaqet e aksidentit.
