Krishtlindje të veçanta në Lezhë, “Babagjyshi” me karrocë me kuaj shpërndan dhurata në qytet
Atmosfera e Krishtlindjeve ka trokitur në qytetin e Lezhës. Një i ri ka zgjedhur një mënyre krejt të veçantë për të uruar këtë festën.
I veshur si babagjysh, Ilir Marvukaj ka parakaluar me karrocën me kuaj në rrugët e qytetit, duke shpërndarë dhurata për qytetarët.
Ky veprim tërhoqi vëmendjen e qytetarëve, e sidomos fëmijëve.
Ilir Marvukaj thotë se Krishlindja është një festë e veçantë, ndaj vendosi që ta uroj në këtë mënyrë.
Më pas karroca e babagjyshit u ndaj në sheshin “Gjergj Kastrioti”, ku të shumtë ishin fëmijët të cilët morën dhurata dhe ju gëzuan festës.
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.
