Plagosën drejtorin e OSHEE në Lezhë, gjykata lë në burg dy të arrestuarit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Dhjetor 2022, 11:11
Gjykata e Lezhës ka lënë në burg pa afat, dy personat e arrestuar për plagosjen e drejtorit të OSHEE në Lezhë, Edmir Përndreca.
Sebastian Malotaj dhe Leonard Pepa akuzohen për plagosje të rëndë me dashje dhe goditje për shkak të detyrës.
Dy të akuzuarit nuk e kanë pranuar autorësinë e ngjarjes, por referuar provave të paraqitura nga prokurori Sabri Kastrati, gjyqtari Ilir Përdeda e cilësoi të ligjshme arrestimin e tyre dhe vendosi që t’i lërë në burg dy të arrestuarit.
