Berat: I moshuari përplaset dhe lihet në rrugë, kalimtarët lajmërojnë ambulancën, vdes rrugës për në spital
Një aksident me vdekje ka ndodhur të shtunën rreth orës 18:00, në aksin rrugor Berat-Ura e Kuçit, në vendin e quajtur "Polizhan".
Policia tha se një automjet me drejtues ende të paidentifikuar, ka aksidentuar shtetasin Idajet Çobo, 72 vjeç, i cili si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Viktima mësohet se ka qënë duke qarkulluar me biçikletë kur është pëplasur nga makina, e cila më pas është larguar nga vendngjarja.
Idajet Çobo është gjetur i shtrirë në rrugë nga deejtuesit e mjeteve të tjera që kanë qarkulluar më pas,të cilët kanë njoftuar policinë.
Efektivë të rendit dhe rrugores kanë nisur hetimet për identifikimin e autorit të aksidentit dhe kapjen e tij.
Ata kanë kërkuar edhe kamerat e mundshme të bizneseve apo banesave në anë të rrugës në zonën ku ndodhi aksidenti, me qëllim identifikimin e automjetit me anë të targave.
