Një grua që frymëzon, Drita Avdyli me një mesazh për të rinjtë

Kryetarja e Dhomës së Ndërmjetëseve, njëkohësisht dhe pedagoge Drita Avdyli  në një intervistë për Ora News në emisionin “Jeto me Orën” foli rreth karrierës së saj, qasjes që ka për vendin si dhe dha një mesazh për të rinjtë.

Drita Avdyli  ka lindur në Durrës por me origjinë është nga Plava. Është e mirë e butë e qetë dhe plotë pozitivitet.

Është një shembull i mirë frymëzimi.

Çfarë ju ka bërë ajo që jeni sot?

“Këmbëngulja dhe ambicia. Doja të isha gjithmonë, mbi nivelin që duhet. Kjo më ka bërë të jem dhe kërkuese ndaj vetes. Studiova për ekonomik më pas për drejtësi.  Në fund të ditës tek ai bilanci ditor që bëjmë ti ndihesh dhe e lodhur. Mund të ndihesh dhe e mërzitur. Mund të kesh dhe një pakënaqësi që të ka shkelur dikush, por kjo unë them se ka të bëjë me forcën që i jep njeriut që ti mund ta bësh. Nesër do të bësh një gjë më shumë për të kënaqur veten dhe familjen.”

A keni menduar ndonjëherë të lini Shqipërinë?

“Unë gjithmonë në fund të tunelit shoh një dritë jeshile. Nëse do të kisha të tilla plane do të kisha ikur. Or them se nëse nuk e bëjmë ne Shqipërinë kush do ta bëjë? Jam dhe persona pozitiv. Por duhet të punojmë fort. Shqipëria po kalon situata të vështira. Është dhe vështirësi globale. Duhet të jemi të gjithë për të ndërtuar shoqërinë tonë. Duhen aplikuar dhe shumë projekte.”

Ajo jep dhe një mesazh për të rinjtë:

“Të lexojnë pak më shumë! Them se jeta është shumë e bukur. Ka kohë për të gjitha, mjafton që të bëjë një bilanc të vogël. Brezi i ri nxitojnë paksa, pjesa e estetikës më pëlqen.  Brezi i ri i do gjërat më të gatshme por gjërat kanë kohën e maturisë pjekjes dhe të arritjes.”


Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.