Personat më aftësi të kufizuar në Elbasan nesër në grevë urie

E shtuna do të jetë ditë greve për personat me aftësi të kufizuara në Elbasan.

"Nesër jemi në grevë urie dhe nuk do të dalim gjallë nga kjo zyrë."

Shkak për ndërmarrjen e këtij akti ekstrem në prag të festave të fundvitit është heqja e pagesës së paaftësisë për disa prej tyre, e për të tjerë e paktës higjeno-sanitare.

"Asnjë përgjigje nuk kemi marrë deri më sot, na kanë dhënë afat gjoja deri të martën tjetër sepse nuk u mjaftuan tre ditë afat nga ne. Këta persona që vijnë këtu në grevë kanë një hall shumë të madh, nuk kanë as bukë të hanë."

Ministrisë së Shëndetësisë i kishin lënë tre ditë afat për shfuqizimin e këtij vendimi, që siç thonë u rëndon edhe më tepër gjendjen e tyre ekonomike.

Pavarësisht takimeve që zhvilluan me përfaqësues të këtij institucioni në Tiranë, ende nuk gjejnë zgjidhje.

"Vit të Ri nuk ka për ne, nuk kemi lekë."

Mes tyre ka nga ata që hedhin akuza se pagesa e paaftësisë është ndërprerë në mënyrë selektive.

"Të pritet në 33 vjet të bëj letra KEMP-i. Kush më njeh mua, thotë si ka mundësi të ndërpritet KEMP-i?"

Rezulton se nga ky vendim i Ministrisë së Shëndetësisë preken të paktën 3 mijë persona në të gjithë vendin.

Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.