Monsinjor Dodaj: Feja është bërë ruajtëse e identitetit të gjuhës tonë amtare, e bekuar nga Bibla
Në një intervistë për “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, Monsinjor Arjan Dodaj, Arqipeshkvi i Arkidioqezës metropolitane Tiranë-Durrës tha se fjalët e para shqip të shkruara kanë qenë të lidhur më Krishterimin.
Ai u shpreh se Feja është bërë ruajtëse e identitetit të gjuhës tonë amtare, edhe pse komunizmi u mundua që ta shkatërronte.
Monsinjor Dodaj: Bekimin gjuha shqipe e ka pasi fjalën e parë të shkruara në shqip i kemi në Mesharin e Gjon Buzukut dhe në formulat e pagëzimit. Pra, kontributi i Krishtërimit përmes këtyre fjalëve liturgjike dhe biblike është kontribut i jashtëzakonshëm.
Bekimi i Biblës është i jashtëzakonshëm, pas një periudhe diktature shkatërrimtare, sepse nuk kishte më as libra të shenjtë për të njohur misteret e Krishtërimit. Flitet shpesh për Fishtën, por të mos harrojmë Arapin dhe Mjedën. Feja është bërë ruajtëse e identitetit të gjuhës tonë amtare.
Emisioni "Drejt" nga Luan Rama transmetohet çdo të hënë dhe të enjte ora 21:00 në RTV Ora.
Shënim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

