Monsinjor Dodaj: Krishti na dëfton njeriun, përmes tij mbetemi besnik dhe justifikohemi të gjithë

Në një intervistë për “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, Monsinjor Arjan Dodaj, Arqipeshkvi i Arkidioqezës metropolitane Tiranë-Durrës tha se Krishtit i dëfton njeriut njeriun.

Ai u shpreh se Zoti përmes Krishtit na justifikon të gjithëve dhe se njeriu e sheh Zoti përmes birit të tij që ka marrë mbarë të këqijat e njerëzimit.

Monsinjor Dodaj: Një vëlla bektashi na dëfton akoma më shumë qartësinë dhe misterin teologjik të Krishtit mes nesh. Shën Ireneu thotë se Krishtit i dëfton njeriut njeriun. Frashëri në takimin me Krishtin na dëfton njeriun.

Krishti-Zot ka dëshiruar miqësinë, na ka lënë miqësinë. Krishti na trajton si miq dhe jo si shërbëtorë. Në Krishtin kemi njeriun që ngelet besnik. Zoti përmes Krishtit na justifikon të gjithëve. Njeriu e sheh Zoti përmes birit të tij që ka marrë mbarë të këqijat e njerëzimit.

Emisioni "Drejt" nga Luan Rama transmetohet çdo të hënë dhe të enjte ora 21:00 në RTV Ora.

Shënim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.