Ia vunë shtyllat në tokën e tij, lë pa drita gjithë fshatin, arrestohet 57-vjeçari

Një person është arretsuar në Dibër pasi ka prerë me motorrzharrë 6 shtylla druri të vendosura nga OSHEE, për të furnizuar me energji elektrike banorët e fshatit Borie -Lurë.

"Pas hetimeve ka rezultuar se autori i dyshuar është shtetasi D.K.,  57 vjeç, banues në fshatin Borie-Lurë, i arrestuar në flagrancë,  i cili ka prerë shtyllat me pretendimin se janë vendosur në tokën e tij.

Por në vijim të verifikimit të pronës ku ishin vendosur shtyllat ka rezultuar se është pronë shtet e njësisë Administrative Lurë, Bashkia Dibër," njoftoi policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Dibër për veprat penale "Shkatërrim prone me dashje", "Vetëgjyqësi".