Shkodër: Digjen 3 makina, benzat e dy vëllezërve dhe volkswageni ngjitur

Shkodër: Digjen 3 makina, benzat e dy vëllezërve dhe volkswageni
Makinat e djegura në Shkodër

Tre automjete janë djegur gjatë natës në qytetin e Shkodrës.

Ata kanë qenë të parkuara pranë shkollës 9  vjeçare “Ndoc Mazi”

Policia thotë se zjarri ka rënë rreth orës 03:25 minuta të 23 dhjetorit 2022 në lagjen "Ndoc Mazi".

Si pasojë e përhapjes së flakëve janë djegur plotësisht 2 bezna të parkuara në rrugë në pronësi të dy vëllezërve, shtetasit A. D., 22 vjeç dhe K. D., 20 vjeç (vëllezër), banues në Shkodër, informoi policia.

Gjithashtu, është djegur pjesërisht automjeti tip “Volkswagen” në pronësi të shtetasit K. L., 40 vjeç, banues në Shkodër.  

Grupi hetimor vijon veprimet për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.