Monsinjor Dodaj: Lufta në Ukrainë jo vullnet i Zotit, po i shërbehet një plani djallëzor

Në një intervistë për “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, Monsinjor Arjan Dodaj, Arqipeshkvi i Arkidioqezës metropolitane Tiranë-Durrës tha se lufta në Ukrainë nuk është vullnet i Zotit.

Ai u shpreh se ajo po bëhet për interesa djallëzore dhe kujtoi nënat shqiptare të cilat kanë ruajtur besimin nën regjimin komunist.

Monsinjor Dodaj: Po e shohim edhe sot me luftën në Ukrainë, që nuk është vullneti i Zotit. E dëgjojmë edhe në atë që thotë Papa në mënyrë të qartë se këta persona po i shërbejnë një plani djallëzor, për një interes mediokër.

Ne kemi historinë e shumë nënave dhe gjysheve, që me qetësinë dhe devotshmërinë e tyre janë përpjekur që të këndonim lutjet e tyre, duke shkuar në një vend të shenjtë apo duke u pagëzuar në mënyrë sekret. Kemi pasur një reagim të ndërgjegjes që i rebelohet të keqes.

Emisioni "Drejt" nga Luan Rama transmetohet çdo të hënë dhe të enjte ora 21:00 në RTV Ora.

Shënim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.