54 vjeçarja kapet duke lëvizur pranë gjimnazit në Kurbin me kokainë në makinë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Dhjetor 2022, 10:55
Një 54 vjeçare është arrestuar nga policia pasi është kapur duke lëvizur pranë një shkolle me lëndë narkotike kokainë.
U arrestua në flagrancë shtetasja Marjana Gjini, 54 vjeçe, banuese në Kurbin, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".
"54-vjeçarja u kap nga shërbimet e Policisë, në afërsi të një shkolle të mesme, në Mamurras, teksa po lëvizte me një automjet, ku pas kontrollit të ushtruar, iu gjet brenda tij një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, e ndarë në dhjetëra doza të gatshme për shitje," njfoti policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.

Droga e sekuestruar
