Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën, Aldo Bare mbetet përjetë në burg

Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën për heqjen e dënimit me burgim të përjetshëm ndaj Aldo Bares, i cilësuar ndryshe si ish-kreu i Bandës së Lushnjës.

Bare kërkoi shpalljen si antikushtetues të tre vendimeve të dhëna ndaj tij që nga viti 2011 deri në 2015.

“Nenet 30, 31, 32, 42, 131/f, 134/1/i, 142 të Kushtetutës së RSh, neni 6 i KEDNJ, neni 4 i protokollit 7 të kësaj konvente, ligji 8577,date 10.02.2000.

Me propozim të relatorit Ilir Panda Gjykata Kushtetuese vendosi

“lënien në fuqi të vendimit nr.49, datë 16/07/2012 të Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda Tiranë”.

Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën, Aldo Bare mbetet

Fillimisht Bare është dënuar në vitin 2011 me burgim të përjetshëm, por ky dënimin është ankimuar dhe pasi është rikthyer për gjykim me një tjetër kolegj penal përfundimisht është lënë në fuqi, dënimi “burg përjetë”. Ndërkohë, avokatët e tij mbrojtës pretendojnë se vendimet e dhëna nga të tre shkallët e gjykimit janë antikushtetuese dhe për këtë duhen të shfuqizohen.

Sipas prokurorisë, Aldo Bare ka kryer një sërë vrasjesh e vepra penale për të cilat ai duhet të qëndrojë në qeli përjetë, por do të jetë Kushtetuesja, ajo që do vendosë nëse është kryer apo jo shkelje ligjore gjatë dhënies së dënimit.

Aldo Bare është dënuar me “burg përjetë” për 4 vrasje mes tyre dhe Artur Dajës me të cilin banda e tij u konfliktua gjatë viteve ‘97 pasi këta të fundit i vranë vëllain.

Të tjerë krime sipas vendimeve janë 4 vrasje të mbetura në tentativë, krijim i organizatës kriminale dhe armëmbajtje pa leje. Aldo Bare u ekstradua në Shqipëri më 25 nëntor 2009 nga Ankaraja e Turqisë ku u arrestua për llogari të drejtësisë shqiptare. Nga ana tjetër, Prokuroria për Krimet e Rënda akuzonte Baren për të paktën 15 vrasje, krijim të organizatës kriminale, shkatërrim prone me zjarr si dhe trafik droge.