I dyshuar për spiunazh, Gjykata e Lartë lë në burg rusin që hyri në Uzinën e Gramshit

Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi masën arrest me burg për rusin e dyshuar për spiunazh Mikhail Zorin.

Ai i ishte drejtuar me rekurs Gjykatës së Lartë për një masë më të butë sigurie, kërkesë që nuk është pranuar duke lënë në fuqi vendimin e Gjykatës se Apelit Durrës.

Më herët Gjykata e Lartë ka rrëzuar edhe kërkesën e ruses tjetër Svetlana Timofeeva dhe ukrainasit Fedir Aplatov.

Tre të rinjtë u arrestuan pas incidentit në uzinën e armëve në Gramsh ku sulmuan rojet me spraj neoparalizues.

Ata po hetohen nga Prokuroria e Elbasanit dhe dyshohet se janë të dërguar të shërbimeve inteligjente për të mbledhur informacione sekrete në Shqipëri, kryesisht për infrastukturat kritike.