Shkodra nuk po thahet, Bashkia bën bilancin: 1350 hektarë ende nën ujë

Edhe pse situata e reshjeve është përmirësuar, zona të ndryshme të Shkodrës vijojnë të jenë nën ujë.

Në raportimin e saj për 24 orët e fundit, Bashkia e Shkodrës bën me dije se sipërfaqja ende e tokave të përmbytura është 1350 hektarë.

NJOFTIMI I BASHKISË SHKODËR

Situata ne Bashkine Shkoder nga raportimet e ores 08.00 date 23.12.2022 eshte si me poshte:

1.Kuota Drin 6.10 m nga 7.50 m kuota max

2.Kuota Liqen 8.55 nga 8.70 m kuota max

Bashkia Shkoder toke e permbytur sip total 1350 Ha, me nje renie prej 200 Ha me oren 08.00 te dites se djeshme. Banesa me prezence uji ne oborre e stalla ne total 20.

Nj.A. Ana Malit ka permbytur ne nje sip prej 1000 Ha. Ne rrugen e Obotit nuk kalohet (niveli 50 cm,) kalueshmeria vetem me mjetet e kalueshmerise se larte ushtarake ( 2  mjete te kalueshmerise se larte , 8 efektiv te FA)

Ujesjellesi Oblika 1 momentalisht eshte jashte funksionit.

Nj.A. Dajç rruga Darragjat-Shirq eshte e kalueshme me mjete te larta,ne vendin e quajtur Urrelat arrin ne lartesine 10 cm, sip toke e permbytur 300 Ha. Velipoje 50 Ha

Strukturat e EC te Bashkise Shkoder jane prezente ne terren.