Shpyllëzimi shkaktoi erozion, mbillen 7 mijë pemë në Lezhë

Fenomeni i erozionit është kthyer shqetësim në Lezhë, si pasojë e prerjes pa kriter e pyjeve, ndaj ka nisur fushatë për ripyllëzimin e zonave më problematike.

Erozioni dhe vërshimi i përrenjeve malor në kohë me shi është kthyer në shqetësim në shumë zona të Lezhës.

Shkaku kryesor i kësaj situate konsiderohet dëmtimi i pyjeve dhe bimësisë, ndër vite.

Bashkia Lezhë ka identifikuar zonat më problematike dhe po punohet për rikuperimin e pyjeve të dëmtuara si dhe shtimin e siperfaqeve të gjelberta në vendet ku ka nevojë.

Vetëm në kurorën e gjelbër të fshatit Pllanë u mbollen 800 drurë dekorativ pishe e egër dhe e butë, ndërsa pjesë e aksionit ishte dhe kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu.

"Po mbillen drurë dekorativë fidanë të tipit pishë e egër dhe pishë e butë. Jnaë rreth 800 fidanë. Shpresojmë që vitin të vijim, fondi në dispozicion të sipërfaqes së gjelbër të jetë në rritje," tha Nikolin Prendi Drejtor i Bujqësisë, Bashkia Lezhë.

Vetëm gjatë këtij viti janë mbjellur 7 mijë fidan drurë, kryesisht në zonat me problem eroziv bën të ditur Përgjegjesi i Pyjeve në Bashkinë Lezhë Artan Palushi.

"Janë evidentuar kryesisht zonat me problem eroziv duke bërë të mundur mbjelljen e fidanëve aty që të instalohet pylli, duke mënjanuar problemet erozionit, rrëshqitjes së tokës, ndikuar nga ndryshimet klimatike, zbutja e klimës," tha ai.

Fushata e mbjelljeve të fidaneve të rinj pyjor pritet të japin ndikim pozitiv dhe në eleminimin e fenomenit të erozionit!

Shpyllëzimi shkaktoi erozion, mbillen 7 mijë pemë në

Shpyllëzimi shkaktoi erozion, mbillen 7 mijë pemë në