Monsinjor Dodaj: Ipeshkvi i Durrësit Cesare ka qenë ndër 72 të parët apostuj të Jezusit

Në një intervistë për “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, Monsinjor Arjan Dodaj, Arqipeshkvi i Arkidioqezës metropolitane Tiranë-Durrës foli për çështjen e besimit.

Ai tha se ai është ipeshkvi i Durrësit dhe Tiranës, duke qenë se ipeshkvi i parë ka qenë një ndër 72 të parët të Jezu Krishtit.

Monsinjor Dodaj: Çdo akt i njeriut ka në bazë besimin. Nëse në jetën e përditshme besojmë apo jo në atë që na ka dhënë ekzistencën. Ne jemi kisha e vetme apostolike në vend, sepse ka ipeshkvia e Durrësit, pasi i pari ipeshkv ka qenë ndër 72 të parët në Jezusit, Cesare në shekullin e parë.

Më pas Gjon Pali i dytë vendosi që mitropoliti i Durrësit të ishte edhe i Tiranës. Atëherë kishte një kishë vendore, ndërsa ka edhe disa grumbullime kishat që formojnë një metropoli. Në institucionet e besimit katolik në vend nuk ka hierarki. Çdo ipeshkv është përgjegjës për popullin lokal që i është besuar. 

Emisioni "Drejt" nga Luan Rama transmetohet çdo të hënë dhe të enjte ora 21:00 në RTV Ora.

Shënim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.