Tolka për rindërtimin e Teatrit: Artistët në ceremoni u trajtuan si paçavure

Aktorja, Adriana Tolka, e ftuar në Ora News me moderatoren Sonila Musaj foli për ceremoninë  e përurimit të punimeve të Teatrit të ri Kombëtar.

Tolka komentoi dhe përzgjedhjen e disa artistëve, të cilët ishin të pranishëm, ku sipas saj ato u trajtuan pa respekt.

Tolka: Logjikisht unë e kisha ftesën por siç u pa pastaj që edhe ato që ishin me ftesë u trajtuan si paçavure emra të njohur, duket që pushteti nuk ka asnjë respekt në fakt, dmth defakto nuk ka asnjë respekt për njerëzit krijues në këtë vend, për artistët krijues. Dhe me të drejtë, sepse ata e kanë bërë veten me veprimet apo mosveprimet e tyre në çështjen e Teatrit Kombëtar që të trajtohen në atë mënyrë dhe shteti, kryeministri, i  trajtoi ashtu siç e meritojnë.

Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.