Kalaja: Kauza jonë do vijojë, projekti i Teatrit të ri Kombëtar korruptiv
Avokatja, Adriana Kalaja, e ftuar në Ora News me moderatoren Sonila Musaj deklaroi se kauza e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit do të vijojë.
Gjatë fjalës së saj ajo u shpreh se nuk është kundër ndërtimit të një Teatri të ri Kombëtar, por u shpreh se në sheshin ku ndodhej godina e vjetër, do të ndërtohet një qendër tregtare.
Gjithashtu Kalaja u shpreh se fillimet e punimeve për Teatrin Kombëtar bien ndesh me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila e ka shpallur antikushtetues vendimin e transferimit të pronës së Teatrit Kombëtar nga Ministria e Kulturës te Bashkia Tiranë, duke detyruar Bashkinë Tiranë të kthejë pronën siç ka qenë.
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.
