Aktrim, këngë dhe kërcime/ Aktorët e “Migjenit” eksperimentojnë me musicalin “Takimi i parë”

Aktorët e teatrit të Shkodrës sfidojnë veten me këndim e kërcime krahas aktrimit, ndërsa kanë ngjitur në skenë musicalin “Takimi i parë”.

Teatri  “Migjeni” i Shkodrës zgjodhi ta mbyllë vitin me një musical.

Ngjarja zhvillohet në një restorant në qytetin e Nju Jorkut.

Protagonistët ndajnë mes tyre fatkeqësitë e takimeve dhe ngjarjet që zhvillohen e kthejnë darkën në moment gazmore dhe plot aksione.

“Takimi i parë” frymëzuar e solli krejt ndryshe trupën e aktorëve, duke guxuar të eksperimentojnë në një zhanër jo të lehtë ku ndërthuret aktrimi, këndimi dhe të kërcyerit.

Rita Gjeka: Hap shumë  i menduar, i frikshëm, sepse në fund të fundit, me këndu nuk ka qenë e thjeshtë.

Jozef Shiroka: Një shfaqje e gëzueshme, ishte bukur me e sjellë këto ditë që janë festat.

Ina Morinaj e kishte të parin bashkëpunim në qytetin e saj të lindjes me këtë trupë, tashmë në rolin e regjisores.

Ina Morinaj: Ndihem sikur kam ardhur para Krishtlindjeve me e shtru një darkë në shtëpi. Atmosfera ishte fantastike, shfaqja ka qenë një festë e madhe para festave dhe mendoj se ka përçuar gjithë mesazhin e dashurisë që ne kemi dashur të japim.

Komedia muzikore mori duartrokitjet e publikut të pranishëm në sallë.

Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.