OSCAR 2023: Filmi i Martones “Nostalgjia” italiane jashtë garës
Italia, vendi më i vlerësuar në “Kategorinë e filmit më të mirë të huaj” këtë vit nuk është në garë për çmimet “Oscar”. “Nostalgjia” e regjisorit italian Mario Martone mbeti jashtë listës së ngushtë të filmave më të mirë ndërkombëtarë. Shqipëria do të përfaqësohet nga “Një filxhan kafe dhe këpucë të reja veshur” me skenar dhe regji nga Gentian Koçi.
Italia, vendi më i vlerësuar në “Kategorinë e filmit më të mirë të huaj” këtë vit nuk është në garë për çmimet “Oscar”.
“Nostalgjia” e regjisorit italian Mario Martone mbeti jashtë listës së ngushtë të filmave më të mirë ndërkombëtarë nga të cilët do të përzgjidhen pesë nominimet për fituesin e Oscar-it.
Filmi i xhiruar në Napoli “Rione Sanità” me Pierfrancesco Favino, kandidat zyrtar i Italisë, nuk hyri në 15-she.
Por në listën e ngushtë të 15 filmave të shkurtër hyn “Le Pupille” nga Alice Rohrëacher, nga të cilët do të përzgjidhen pesë më mirët. Filmi i shkurtër 37-minutësh i regjisorit italian u prodhua nga fituesi i çmimit “Oscar” Alfonso Cuaron me Carlo Cresto-Dina dhe u financua nga Disney dhe një ndër favoritët.
Deri më tani Italia rezulton vendi me plot me 14 çmime të fituara (përfshirë tre çmime speciale) dhe 29 nominime në Kategorinë e filmit më të mirë të huaj.
Ndërkohë Shqipëria do të përfaqësohet nga “Një filxhan kafe dhe këpucë të reja veshur” me skenar dhe regji nga Gentian Koçi, i cili do të garojë midis filmave të shteteve të tjera në kategorinë “Filmi më i Mirë i Huaj”.
Kjo është hera e dytë që autori Koçi përfaqëson Shqipërinë pas vitit 2018, me filmin e tij debutues me metrazh të gjatë, “Dita zë fill”.
Lista e plotë e nominimeve Oscar 2023 pritet të shpallet më 24 janar.
