Në gjurmët e "Djemve të detit", rikthehet muzika Rock në Lezhë
Në Lezhë është rikthyer për të dytën herë festivali i muzikës Rok. Të rinjtë që po tentojnë të mbajnë gjallë këtë zhanër muzikor, thanë se do të vijojnë të luajnë muzikën, ndërsa organizatorët tu shprehën se synojnë promovimin e një sërë zhanresh muzikore.
Pas shumë vitesh mungesë, Lezhës po i rikthehet muzika Rock.
Këtë risi po e sjellen të rinjtë të cilët e kanë pasion këtë zhaner muzikor.
Për të dytin vit radhazi u organizua festivali RockFest, ku nxënës të shkollave të mesme u ngjiten në skenen e Qendrës Kulturore të Fëmijeve, duke ndjekur në këtë mënyre gjurmet dhe traditen e grupi të njohur "Djemtë e Detit".
Të rinjtë pjesmarrës në këtë aktivitet kulturor thonë se i tërheq muzika Rock dhe do të vazhdojnë rrugëtimin e nisur.
"Është hera e parë që performojmë dhe jemi bërë tani si grup. Ishte eksperiencë shumë e mirë," tha Erina Zefi, nxënëse.
"Është e vetmja rrymë që më jep adrenalinë," tha Bardhok Tusha.
"Është një zhaner ndryshe nga të tjerët," tha Darjola Gjergji.
Qëllimi i këtyre veprimtarive është identifikimi dhe promovimi i talenteve të reja me qëllim që të ruhen dhe ripërtërihen traditat, thotë drejtori i kulturës në Bashkinë Lezhë Renaldo Xhanaj.
"Synojmë që ti mbajmë të qëndrueshëm jo vetëm aktivitetet kulturore të rangut folk, por ti japim rinisë perspektivëne karrierës për të parë se Lezha është dhe një vend me muzikë të rrokut dhe klasike," tha Renaldo Xhanaj Drejtor i Kulturës, Bashkia Lezhë.
Në fund të festivalit, u vlerësuan: me çmim të parë Erina Zefi, çmim të dytë Denisa Delia dhe çmim të tretë Bardhok Tusha.

