Elsa Lila rikthehet pas 25 vitesh në skenën e Festivalit të Këngës me 'Evita"
Elsa Lila ngjitet në skenën e Festivalit të 61-të të Këngës pas shumë vitesh mungesë. Ajo konkuroi në natën e dytë me këngën "Evita"
Ajo u rikthye sonte në “Festivalin e Këngës” në RTSH për të konkurruar pas 25 vitesh, që kur fitoi çmimin e parë në festivalin e vitit 1997.
"O Evita Sa te prita
Une dhe drita
Erdhe ti nga erresira
Erdhe ti nga hapesira
Hapet nata, ndizet djelli
Hapet qielli
O Evita ti
Ti me mungon qe tani"
Natën e dytë u ngjitën në skenë dhe këngëtarët Manjola Nallbani me këngën "Duaj" dhe Evi Reçi
Naten e sotme juria profesioniste dhe juria e medias e Festivalit të Këngës në RTSH zgjodhën 5 këngët finaliste nga artistët e rinj, të cilët do i bashkohen 16 emrave të këngëtarëve të afirmuar të muzikës në finalen e 22 dhjetorit.
5 artistët e rinj të kualifikuar për në finale janë Melodajn Mancaku, Erma Mici, Urban Band, Gent Hoxha, Vanesa Sono.
Sot u mbajt nata e dytë e Festivalit të Këngës dhe artistë që performuan janë:
1.Melodajna Mancaku
2.Permit of stay
3.Arsi Bako
4.Gjergj Kaçinari
5.Franc Koruni
6.Petrit Çarkaxhiu
7.Elsa Lila
8.Gent Hoxha
9.Evi Reçi
10.Manjola Nallbani
11.Lynx
12.Alban & Lore
13.Vanesa Sono
