Mitsotakis nga Himara: Shqipëria ka detyrim respektimin e të drejtave dhe pronës së minoritetit grek

“Dua që të dinë që edhe unë isha, jam dhe do jem mbështetës i Shqipërisë në BE. Detyrim i Shqipërisë është që të respektoj të drejtat tuaja të plota. Në të drejtën që fëmijët tuaj dhe nipërit të mësojnë greqisht siç po e bëni, apo edhe në të drejtën e pronës. Dhe besoj se të gjitha këto do zgjidhen dhe ua garantoj unë personalisht. Qeveria greke është pranë jush dhe këtë do ta bëjë” 

Kjo deklaratë ishte reagimi i parë i kryeministrit të Greqisë, Kyriakos Mitsotakis nga Himara, vetëm një ditë pasi qeveria shqiptare i kërkoi libra shqip dhe heqjen e ligjit të luftës.

I pritur me flamuj e thirrje “Greqi…eja na mbulo, kreu i qeverisë helene vizitoi shkolla e kisha në Himarë e Finiq para se helikopteri ushtarak që përdori për të vizituar jugun e Shqipërisë ta zbriste në Derviçan.

Aty iu bashkua edhe homologu shqiptar.

Por ndërsa në 6 dhjetor në Tiranë u prit me valle shqiptare, këtë të enjte ishte ai që priti Ramën me valle e këngë të Greqisë.




Ashtu si Micotaqis, që e theksoi në çdo takim edhe kryeministri Edi Rama e ka konsiseduar minoritetin grek urë të rëndësishme lidhëse mes të dy vendeve.

“Për ne minoriteti është një urë e pazëvendësueshme e lidhjes së pazgjidhshme mes dy vendeve tona.”

Por i ardhuri nga Athina i kujtoi edhe një herë kreut të qeverisë shqiptar respektimin e të drejtave të njeriut.

“I njohim, jemi në dijeni të problemeve që ju preokupojnë por mund ti fusim ato në rrugën e zgjidhjes me frymë bashkëpunimi me frymë predispozicioni pozitiv. Çështja e subvencionit është duke u future në rrugën e zgjidhjes përfundimtare. E njëjta gjë po ndodh dhe me mbështetjen që ju jepen fëmijëve nëpër shkolla.”

Përballë kërkesave të kryebashkiakëve shqiptar ndaj Athinës për investime, Rama në Dropull premtoi restaurimin e sheshit qëndror dhe vendosjen në të të bustit të ish presidentit Kostandinos Micotaqis babai i kryeministrit aktual.

“Për të merituar një bust në të ardhmen Kyriakos duhet të vijë nja 5 herë këtu. E para për ta bërë këtë duhet të fitojë zgjedhjet një herë. Si mik mund të vijë sa të dojë por bust nuk ka."

Do vendos busti por fito zgjedhjet

Por edhe pse rama shkëmbeu batuta në anglisht, përgjigjen sërish e mori në greqisht.


Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.