Vrasja për votat në Elbasan, shtyhet sërish seanca për Arbër Paplekajn
Gjykata e Elbasanit vijon t’i shtyjë seancat e gjykimit me themel të dosjes së Arbër Paplekajt, ish-efektivit të forcës RENEA të akuzuar për vrasjen e eksponentit të Partisë Socialiste, Pjerin Xhuvani, 4 ditë para zgjedhje të 25 prillit 2022.
Kjo pasi gjyqi është shtyrë për në datë 27 dhjetor dhe shkak i shtyrjes është se u kërkua më shumë kohë për shqyrtimin e provave, , si edhe t’i jepet kohë për t’u njohur me shpjegimet e prokurorëve të kësaj çështje.
Avokatja e viktimës Pjerin Xhuvani, Rezarta Tahiraj pas seancës njoftoi dhe vendimin e Gjykatës së Lartë për të mos transferuar dosjen.
“Në vlerësim të kërkesës të paraqitur nga dy trashëgimtarët e tjerë të viktimës Pjerin Xhuvani për të marrë pjesë në këtë proces gjykata vlerësoi të drejtë parashtrimin e av. Rezarta Tahiraj për t’i dhënë kohë për të paraqitur dëshminë e trashëgimisë së familjes Xhuvani për në 27 Dhjetor 2022 për të garantuar vijimin e seancave gjyqësore" vijoi më tej avokatja Rezarta Tahiraj.
Ngjarja që përgjaku fushatën për zgjedhjet e përgjithshme të 25 Prillit 2021, duke krijuar edhe një përplasje politike u shënua më 21 prill në lagjen 5 Maji.
Anëtarë të Strukturës së PD për mbrojtjen e Votës, pjesë e të cilës ishte edhe Arbër Paplekaj ndaluan aty Mehmet Grecën të cilën e akuzonin se po blente vota për llogari të Partisë Socialiste.
Debatet përshkallëzuan në përplasje me armë, ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani, me profesion mjek dhe i njohur si aktivist i Partisë Socialiste. Të plagosur mbetën Eltjon Bodinaku 32 vjeç; Emiljan Prenga, 39 vjeç; Pavlo Vuksani 50 vjeç, dhe punonjësja e policisë Xhensila Sota 27 vjeçe.
Ish nën drejtorët e policisë vendore, Nikollaq Palla dhe Albert Nushi, janë nën hetim pasi akuzohen se dështuan të parandalonin përplasjen e dy grupeve, ndërsa 6 efektivë të Forcës Shqiponja të përjashtuar u rikthyen në detyre nga Gjykata e Apelit Durrës.

