Treni godet për vdekje dy kosovarë në Gjermani
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Dhjetor 2022, 22:59
Dy kosovarë kanë humbur jetën si pasojë e goditjes nga një tren në Wiesbaden të Gjermanisë, në orët e mbrëmjes të së premtes.
Siç ka mësuar KOHA, si pasojë e goditjes vdiqën A.S. 40-vjeçar dhe L.H. 31-vjeçar, të dy nga Podujeva.
Sipas policisë gjermane, transmeton FNP, viktimat dëshironin ta kalonin hekurudhën dhe panë trenin që po afrohej. As frenimi emergjent nuk mund ta parandalonte përplasjen vdekjeprurëse. Asnjë nga pasagjerët e trenit nuk pësoi ndonjë lëndim.
Linja hekurudhore midis Mainz-Kastel dhe stacionit Wiesbaden-Ost u mbyll për tre orë pas aksidentit./Kohaditore/
