Protesta në Beograd: Vuçiç t’i dërgojë letër Rusisë dhe Kinës

Me pankarta në duar me mesazhe të ndryshme si “Në Prizren nesër dhe përgjithmonë”, “S’ka dorëzim” dhe “Kosovën do ta tradhtojnë vetëm frikacakët” protestuesit marshuan më pas drejt Ambasadës ruse, para së cilës, ata brohoritën “serbët dhe rusët, vëllezër përgjithmonë”.
efekte

Sipas liderit opozitar, Boshko Obradoviç, çështja e Kosovës duhet të kthehet në Kombet e Bashkuara dhe Këshillin e Sigurimit dhe se Vuçiç duhet ti dërgojë menjëherë një letër presidentit të Rusisë, Kinës dhe të gjitha vendeve që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.

Opozita po ashtu kërkoi anulimin e Marrëveshjes së Brukselit, të nënshkruar nga Kosova dhe Serbia më 2013, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve.

I pranishëm në protestë ishte edhe lideri i organizatës së ndaluar klerofashiste Mlladen Obradovicc, i cili tha se e vetmja zgjidhje për çështjen e Kosovës është që serbët të bashkohen, me guxim e me vendosmëri të thonë ‘s'ka dorëzim’, asnjë ndarje dhe asnjë shkëputje të ndonjë pjese të Serbisë, në asnjë mënyrë.

Protesta u organizua në kohën e rritjes së tensioneve mes dy shteteve, pasi më 10 dhjetor, disa serbë lokalë vendosën barrikada në veri të Kosovë, në shenjë kundërshtimi me arrestimin e ish-pjesëtarit serb të Policisë së Kosovës, Dejan Pantiç.