Dumani merr detyrën zyrtarisht në SPAK, nisma "Thurje": Hetoni Veliaj për paratë e Ndragheta-s në ndërtim

Altin Dumani ka marrë sot zyrtarisht detyrën e kreut të ri të SPAK. Gjatë fjalës së tij në preznatim, Ai theksoi se Prokuroria e Posaçme do të kalojë në një fazë tjetër që është ajo e një lufte më agresive ndaj korrupsionit të zyrtarëve të çdo niveli dhe krimit të organizuar. Poshtë zyrës së shefit të ri, nisma thurje i bëri edhe një herë apel shqyrtimin e 5 kallzimeve, duke përmenduar këtu incineratorët apo sterelizimin.

Altin Dumani është prezantuar zyrtarisht këtë të hënë si kreu i ri i Prokurorisë së Posaçme.

Në një takim më të gjithë prokurorët, por edhe përfaqësues të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Dumani shprehu gadishmëri për të përballur më çdo person i cili është i përfshirë në korrupsion si dhe në krim të organizuar.

"Inkurajoj dhe nxis secilin prej jushqë të gjithë sëbashku duke punuar në grup si një skuadër e vetme të demostrojmë se jemi të aftë të procedojmë penalisht çdo shkelës ligji pavarësisht pozitës së tij. Nuk duhet të harrojmë dhe detyrimin që kemi që përmes punës tonë të kemi një SPAK ku publiku të ketë besim si dhe të kontribupjë në proceset integruese të vendit tonë," tha Dumani.

Të parët të cilët e uruan Altin Dumani për postin ishin antarët e nismës "Thurje".

Ata renditën disa prej kallzimeve të dopozituara në SPAK prej tyre duke shpresuar që shefi i ri i Prokurorisë së Posaçme të avancojë me hetimet dhe që personat përgjegjës të dalin para ligjit.

"Ky institucion mund ta nisi punën në vitin 2023 me kallëzimin e dorëzuar nga nisma Thurje më 23 nëntor 2019 për koncesionin e sterilizimit. Mund ta nisi punën me kallëzimin e bërë për koncesionin e incineratorëve," tha Endrit Shabani.

Aktivisti Pano Soko i kujtoi edhe një herë struktures së posaçme aferën e incineratorëve ku të përfshirë rezultojnë të jenë ish-ministra si dhe ish-deputetë të Partisë Socialiste.

"Po tha, unë kam firmosur një shkresë që ka superuar Këshillin Bashkiak në kundërshtim me ligjin në lidhje me një çështje që kishte të bënte me buxhetin e qytetit të Tiranës. Dhe ligji thotë se duhet të shkojë në Këshillin Bashkiak dhe kryetari i bashkisë e pranoi e aq më tepër se shkresa është zyrtare që ai kishte bërë pa e zbatuar ligjin," tha Pano Soko.

Prokurorët do të votojnë sërish, kësaj here për të përcaktuar se kush do  të mbajë postin e zv.kryetarit për krimin e organizuar, detyrë të cilën më herët e ka mbajtuar Altin Dumani.

Dumani merr detyrën zyrtarisht në SPAK, nisma "Thurje":

Dumani merr detyrën zyrtarisht në SPAK, nisma "Thurje":