Diplomat që do të “merren peng”, vetëm studentët me bursa do të detyrohen të qëndrojnë në Shqipëri
Rektori i universiteti të Mjekësisë Arben Gjata ka sqaruar se studentët të cilët do të detyrohen të qëndrojnë e të punojnë në Shqipëri do të jenë vetëm ata që kanë përfituar nga skema e re e bursës. Ndërsa në lidhje me bashkimin e universitetit të Tiranës dhe atij të mjekësisë, Gjata shprehte kundër duke e konsideruar mjekësinë si një institucion specifik.
Studentët të cilët u bëhet me detyrim qëndrimi në Shqipëri pas përfundimit të universiteti do të jenë ata që kanë përfituar bursa.
Rektori i Universiteti të mjekësisë Arben gjata sqaron se në këtë kategori nuk janë të gjithë studentët e mjekësisë, por vetëm, një kategori.
“Studentët e ekselencës të aplikojnë për bursa ekselenca, që do të një bursa me rrogë minimale dhe të punojnë 3 vite për vendin, duke hyrë brenda sistemit mjekësor.”
Për idenë e bashkimit të universitet të Tiranës me atë të mjekësisë, Gjata u shpreh kundër duke argumentuar se mjekësia është një institucion i cili veç specifikës së tij ka edhe studentë më të mirë, ndaj menaxhimi i veçuar është i duhuri.
“Për specifikitetin që ka universiteti i Mjekësisë dhe mundësitë për bashkëpunim janë shumë të mëdha.”
Shpeshherë degët në universitetin e mjekësisë janë përdorur si pasaportë nga të rinjtë për tu larguar e punësuar jashtë vendit.
Për ndalimin e këtij fenomeni mendohet se përfshirja në sistemimin shëndetësor do t’i bënte të rinjtë të zgjidhnin Shqipërinë.
Shënim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.
