"Do hamë perime greku, bukë serbi", shkatërrohen serat në jug, kalben të mbjellat në veri

Moti i keq me përmbytje në veri dhe stuhi ere ka dëmtuar rëndë bujqësinë shqiptare. Dhjetra Sera u shembën nga era në jug të vendit, ndërsa mijëra hektarë tokë e mbjellë është ende në ujë në veri, ku prodhimi është dëmtuar

Serat u shembën dhe fidanët e sapombjellë janë dëmtuar.

Këto pamje që vijnë nga fshatrat e Roskovecit, tregojnë pasojat e stuhisë që përfshiu disa zona të jugut të shtunën.

"Ka kaloi rryma i rrëzoi të gjitha përtokë," tha një fermer.

Situatë e ngjashme edhe në Samaticë në bashkinë Dimal.

"Unë e kisha gati për të mbjellë sot," thotë një fermer.

Fermerët thonë se dëmet janë kosolase për buxhetet e familjeve.

"Ku do të shkojmë tani. Bëhet më? Unë s'kam më lekë, s'kam lekë të ha bukë.

Është sezoni i shtatë që e mbjell atë, kam dlë tre herë jek e jek. Dy herë kam dalë me humbje," thonë ata.

Kur humbjeve nga mungesa e tregut apo cilësia e keqe e farërave e fidanëve i shtojnë koston e rindërtimit të serave, ata që i kanë ngritur me kredi, e konsiderojnë veten të falimentuar.

"Nga ky moment unë jam 70 mln lekë debitor në bankë. Kjo është hera e dytë.

Të siguruara nuk janë, po taksat në bashki paguhen," thonë ata.

Përballë mbështetjes së munguar të shtetit për të përballuar pasojat e fatkeqesisë natyrore, thonë se do të detyrohen të braktisin tokat e tyre për të punuar ato të botës.

"Ose do të iki ose do të dal në diell të rri, se skam nga të shkoj. Me borxhe në fyt," tha një tjetër.

Ndërsa serat në jug i mori era, të mbjellat në lezhë e Shkodër po i kalb uji.

Edhe pse me një përmirësim të lehtë, situatë e përmbytjeve mbetet problematike.

2920 hektarë tokë janë nën ujë në Shkodër dhe 550 të tjera në Lezhë.

Një pjesë e mirë e mbjellë me grurë e kultura të tjera bujqësore.

155 banesa janë të rrethuara ose me prezencë uji në fshatra por dhe lagjet periferike të Shkodrës.

Drejt fshatit Obot lëvizet vetëm me mjetet e ushtrisë ose varka, pasi niveli I Ujit shkon në 1 metër, ashtu si në rrugën Darragjat-Shirq që mbetet e bllokuar.

Lajmi i mirë janë ndërprerja e shkarkimeve dhe rënia e lumejve Drin, Mat dhe Gjadër në kuota normale.

"Do hamë perime greku, bukë serbi", shkatërrohen serat

Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.