95% e nënave ushqejnë fëmijët me gji, pediatrja: Gjidhënia parandalon 1.5 mln vdekje foshnjore

Ushqyerja me gji rrit shëndetshëm fëmijët, duke i mbrojtur nga shumë sëmundje infektive.

Gjithashtu kjo formë ka ndikim të mirë edhe te shëndetit i nënës për të kaluar me lehtë periudhën e paslindjes. 

Ushqyerja me gji parandalon 1.5 milion vdekje foshnjore në botë.

mjekja pediatre Evgjeni kaçi, thotë se qumështi i nënës e mbron fëmijën nga shumë sëmundje infektive dhe i forcon imunitetin.

“E ndihmon shumë fëmijën për të ruajtur dhe pjekur sistemin imunitar, për të mos u prekur nga shumë sëmundje infektive apo të traktit respirator. Parandalon 1.5 milionë vdekje.”

Jo vetëm për fëmijën, por ushqyerja me gji ndihmon edhe nënën duke ja bërë më të lehët përballimin e periudhës së pas lindjes.

“Nëse nëna nuk boshatis gjinjtë, atë do të ketë rënie të masës së qumështit ose infektim dhe kontaminim nga çarjet.”

Rreth 95% e nënave i ushqejnë fëmijët në këtë mënyrë, por një pjesë e konsiderueshme e tyre nuk mund ta ofrojnë këtë më shumë se 6 muaj.

“E mira është që 6 muajt e parë ta ushqejnë vetëm me gji.”

Qumështi formulë është një zgjidhje, por ende nuk ka një kompani që të ketë realizuar ngjashmërinë totale me produktin natyral.

“Nuk ka ndodhur që një laborator të jetë i barabartë me qumështin e nënës.”

Qumështi i gjirit mund të ruhet deri në 6 muaj në kushte frigoriferike, në mënyrë që fëmija ta marr sa më gjatë këtë produkt.

Shënim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.