Olivier Giroud alarmon Francën, sulmuesi rrezikon finalen

Një këmbanë e madhe alarmi ka rënë në kampin francez gjatë seancës së fundit stërvitore përpara finales.

Mediat pranë kampionëve të botës bëjnë me dije për një shqetësim të Giroud në gju. Sulmuesi i Milanit nuk ka marrë pjesë dhe mbetet në dyshim deri në momentin e fundit.

Deschamps ka eksperimentuar me Dembele dhe Thuram nga krahët që do të kombinohen vazhdimisht edhe me Mbappé, duke mos dhënë pika referimi. Gjithsesi, këto eksperimente mind të aplikohen vetëm nëse Giroud nuk do të jetë gati per duelin e orës 16:00 në "Lusail Stadium".