Ivana Knoll zblulon sekretin: Më kanë kontaktuar shumë lojtarë, por…
Ish miss Kroacia, Ivana Knoll është femra që ka fituar Kupën e Botës në shkallët e stadiumeve të Katarit.
Ky botëror ka qnë tërësisht i saji dhe askush nuk mund të thotë të kundërtën. Bukurioshja kroate, flet nga vendi i Lindjes së Mesme ku ndodhet ende pasi ndoqi edhe finalen e vogël për vendin e tretë.
Në një intervistë për “Corriere Dello Sport”, Knoll thekson se janë të shumtë ata që i kanë shkruar apo e kontaktuar por fiksimi i saj është vetëm, një, Luka Modric. “Më kanë kontaktuar shumë lojtarë por unë nuk u kam kthyer përgjigje”, thekson Ivana që shton se gjatë këtij botërori llogaria e saj në Instagram është shtuar me rreth 2.5 milionë ndjekës ndërsa pohon gjithashtu se ka qenë e pranishme në shkallët e stadiumeve edhe në Brazil 2014 dhe Rusi 2018.
