Katar 2022, gjyshi shikon gjysmëfinalen nga vitrina e një dyqani, i dhurojnë një televizor

Një "gjysh" i ulur në karrigen e tij ndjek gjysmëfinalen e Argjentinës kundër Kroacisë para vitrinës së një dyqani elektroshtëpiakesh.

Imazhi u bë shpejt viral dhe pushtoi mediat e vendit të Amerikës së Jugut, duke nisur një 'garë' për të zbuluar se kush ishte ai plak i këndshëm dhe për t'i dhënë një televizor që ta lejonte të ndiqte Messin dhe shokët e tij.

Fotoja është realizuar nga një dëgjues i radios “Reporte 100.7”, nga qyteti i Paranës.

 “Një imazh që na jep shumë për të menduar... Të dielën në 18:00, të gjithë i bashkohemi”.

Më pas u zbulua se ai ishte një tregtar 82-vjeçar, Carlos Bejar, pronar i dyqanit të veshjeve "La Preferida", një nga dyqanet më të vjetra të qytetit dhe që ndodhej jo shumë larg.

Vendimi për t'u ulur dhe për të parë ndeshjet e 'Scaloneta' në rrugë ka pak të bëjë me një çështje ekonomike.

Në të vërtetë, ajo e Kroacisë nuk ishte e vetmja ndeshje që ai e pa kështu.

E kishte bërë këtë gjë dhe për ndeshjen kundër Holandës.

"Doja ta shihja në qetësi," tha ai për mediat lokale.

Por fakt është se pas fotos një kompani i dha atij një televizor LED dhe dhe një antenë dixhitale tokësore.

Por për finalen e nesërme kundër Francës, Carlos ka parashikuar që të kthehet para vitrinës së elektroshtëpiakeve.

“Përderisa nuk më dëbojnë, unë do të qëndroj aty”, tha ai.

E të tjerë kanë paralajmëruar se do t’i bëjnë shoqëri...