Vrasja në Tiranë, Ora News siguron foton brenda lokalit ku u qëllua 49-vjeçari

Ora News siguron foton brenda lokalit në Tiranë ku mbeti i vrarë 49-vjeçari me banim në Sarandë, Edmond Papa.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16.30, në rrugën "Fadil Bodinaku".

Policia tha se në lokalin në pronësi të shtetasit V. Sh., një person ende i pa identifikuar ka qëlluar me armë zjarri pistoletë shtetasin 49 vjeçarin Papa, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës.

Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollin e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit.

Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.