Prezantohet “Rrjeti i nëpunësve për mbrojtjen e të dhënave personale”
Njohja me legjislacionin e ri për mbrojtjen e të dhënave personale ishte në fokus së takimit të zhvilluar nga Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit me mbi 100 përfaqësues të institucioneve qendrore e të pavarura.
Komisioneri, Besnik Dervishi, tha se në ligjin e ri rol të veçantë merr edhe nënpunësi për mbrojtjen e të dhënave personale.
"Brenda çdo kontrolluesi privat apo publik do ketë rol kyç në mbrojtjen dhe përpunimin e të dhënave personale."
Komisioneri prezantoi funksionin që do të ketë “rrjeti i nëpunësve për mbrojtjen e të dhënave personale”.
"Takimi i sotëm ka për qëllim krimin e rrjetit të këtyre nëpunësve të mbrojtjes së të dhënave, bashkëveprimit, bashkëerendimit dhe ndarjes së opinionieve profesionale mes tyre dhe Zyrës së Komisionerit."
Ndër përgjegjësitë kryesore të “nëpunësit” janë ato për mbikëqyrjen e brendshme të përmbushjes së detyrimeve për mbrojtjen e të dhënave personale, për zbatimin e masave tekniko-organizative në këtë proces dhe në mënyrë të veçantë, mbajtjen e dokumentacionit për Sistemin e Menaxhimit të Sigurisë së Informacionit.
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

