Me mbi 20 vite banorë të pallatit tek "Myslym Keta", bashkia e Tiranës s'i njeh, do t'i nxjerrë përjashta
Banorët e pallatit nr 4 në rrugën “Myslym Keta” kundërshtojnë shembjen e pallatit.
Pallati u dëmtua nga tërmeti i vitit 2019. Fillimisht atyre u është thënë që pallati ka dëmtime të riparueshme dhe u është thënë të ktheheshin në apartamente të cilat i kanë riparuar.
Tani atyre u ka mbërritur një vendim ku u kërkohet që të dalin jashtë pasi do të shembet pallati.
Banorët kanë dyshime se pas shembjes fshihen interesa të tjera ndërkohë që atyre nuk u është premtuar asjë lloj strehimi vetëm u është kërkuar të dalin jashtë.
'32 vite që jetoj këtu, të dal unë sot ku të vete. Ku të mbytem. S'kam ku të mbytem. Do më nxjerrë përjashta"
Kam 24 vjet që banoj këtu e më thonë se nuk të njoh si banore e pallatit. Nuk është parë e dëgjuar. Kemi tre vjet që banojmë këtu dhe s'na gjeti gjë" thonë dy gra banore tepër të tronditura.
Fillimisht pranë pallatit pati policë dhe pati dhe momente përplasjeje por pas prezencës së medias policia u largua disa metra më tej për të shmangur incidentet.
Në krah të tyre ka shkuar kandidati i PD-së për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi dhe anëtarë të këshillit kombëtar të PD-së
Fillimisht pranë pallatit pati policë dhe pati dhe momente përplasjeje por pas prezencës së medias policia u largua disa metra më tej për të shmangur incidentet.
