Përkeqësohet situata në Shkodër, 1920 Ha tokë e përmbytur dhe disa rrugë të pakalueshme

Situata në Bashkinë Shkodër është përkeqësuar gjatë orëve të fundit me reshjet e rënda gjatë natës.

Rreth 1920 Ha tokë rezultojnë të jetë e përmbytur deri tani, ku rreth 1100 Ha tokë është përmbytur në Anën e Malit.

1.Kuota Drin 6.80 m (e rritur 1 m me orën 16.00) 7.50 m kuota max

2.Kuota Liqen 8.55 ( e rritur me 40 cm me orën 16.00) 8.70 m kuota max

Në rrugën e Obotit nuk kalohet me mjetë të ulëta, vetëm me mjetet e kalueshmërisë së lartë ushtarake ( 1 mjet me 4 forca ne dispozicion)

Ujsjellësi Oblika 1 momentalisht është jashtë funksionit.

Dajç rruga Darragjat-Shirq është e pakalueshme në vendin e quajtur Urrelat.

Rruga Theth-Breglumi është e bllokuar nga rrëshqitjet e dherave.