E rëndë, humb jetën nga asfiksia shqiptari në punishten e verës në Itali
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Dhjetor 2022, 10:44

Viktima Dritan Meçaj
Një aksident në vendin e punës i ka kushtuar jetën një 43 vjeçari shqiptar në Itali.
Viktima i identifikuar si Dritan Meçaj humbi jetën në një punishte vere në Cessalto (Treviso), në via Palù, Veraria Corvezzo mëngjesin e 14 dhjetorit.
Vdekja erdhi si pasojë e clirimit të tymit të një gazi toksik brenda një rezervuari të magazinimit të verës gjatë operacioneve të mirëmbajtjes.
Punëtori me origjinë shqiptare punonte prej shumë vitesh në kompaninë Corvezzo, shkruan Il Gazzetino.

Punishtja ku ndodhi ngjarja