Merr flakë banesa në Kurbin për herë të dytë, dyshohet e qëllimshme
Nga Elvis Hila Përditësimi i fundit 15 Dhjetor 2022, 08:33
Një banesë në fshatin Gorre te Kurbinit është përfshirë nga flakët rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm.
Zjarrfikësit e Laçit kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, për të izoluar flakët. Në banesë nuk ndodheshin familjarë dhe banesa është e pabanueshme. Mësohet zjarri është i qëllimshëm dhe është rasti i dytë brenda pak kohësh.

Pranë saj ndodheshin dhe disa banesa të tjera, ndërsa ndërhyrja e zjarrfikësve mundësoi izolimin e flakëve.