Korçë: Fshati turistik bosh, banorët të zhgënjyer: "Menduam ndryshe e na doli ndryshe"

Banorët e fshatit “Shtylla” në Korçë kanë ndërtuar shtëpitë e tyre me gurë, për ti përdorur për turizëm por kanë mbetur bosh.

Të rinjtë kanë ikur kanë mbetur të moshuarit.

Edhe ata nuk fshehin dot zhgënjimin.

“Menduam ndryshe e na doli ndryshe” thotë një banore e cila tregon hapur se nuk ka marrë asnjë mbështetje nga pushteti lokal.

“Nuk jemi të kënaqur. Prisnim shumë më shumë. Unë sot do të isha me resort. Por ndihmë nuk kemi fare. Nuk vjen një njeri të shohë se çfarë bëhet” tregoi ajo për Ora News.

Gazetarja e Ora News Iris Rezhda ishte  në fshatin Shtylla për të treguar jetën e banorëve.