Gjeli i detit në panair, promovohet në Cërrik shpendi i festave të fundvitit
Për herë të parë në Cërrik është organizuar panairi i gjelit të detit. Një aktivitet i cili si synim kishte promovimin e këtij produkti i cili është ushqimi kryesor në tryeza për festat e fundvitit. Fermerët thonë se çmimi këtë vit është rritur për shkak të rritjes së ndjeshme të kostove 1 vjeçare të mbajtjes së gjelit dhe pulave të detit.
Gjelat e detit dolën për herë të parë në panair në Cërrik.
Në prag të festive të fundvitit fermerët e zonës nxorën në shitje shpendin që është simbol i tavolinës festive.
Për tregtarët, kostot e mbajtjes së këtyre shpendëve janë rritur ndjeshëm këtë vit.
"Këtë vit ecuria e gjelit ka qenë shumë e dobët pasi drithërat bujqësore janë rritur në maksimum dhe gjeli po trajtohet me 1000 lekë kg është me kosto shumë të lartë.
Nëproduktet bujqësore janë shumë të shtrenjta. Kur e merrnim misrin me 28 ose 30 tani e marrim me 60 e kusur lekë.
Të mbash gjelin e detit do të thotë se je i shkatërruar me punën," tha një fermer.
Si pasojë e rritjes së kostove ëshët rritur edhe çmimi për kilogram.
"Çmimi i gjelit ka arritur në 800-900 lekë, pula në 1000-1200 lekë. Këta kanë një kosto me 46 kg misër," tha një tjetër fermer.
Sipas të dhënave të Drejtorisë së Shërbimit Veterinar këtë vit në qarkun e Elbasanit janë mbarështuar rreth 160 000 gjela deti.

Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.