Sherr me thika në Gramsh, 37 vjeçari i plagosur niset drejt Traumës. Autori në pranga

Një sherr me thika ka ndodhur në fshatin Nartë, në Gramsh.

Burime për Ora News bëjnë me dije se i plagosur ka mbetur 37 vjeçari Andi Dragoti.

Ai është nisur drejt spitalit të Traumës për ndihmë më të specializuar.

Autori i plagosjes 28 vjeçari Feta Bezati është arrestuar nga policia.

"Më datë 15.12.2022, në Gramsh, në një lokal, gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, shtetasi F. B., 28 vjeç, ka goditur me mjet prerës thikë, shtetasin A. D., 36 vjeç, banues në Gramsh, i cili është dërguar në Spitalin e Traumës, Tiranë, për ndihmë mjekësore të specializuar.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë organizuar punën për kapjen e autorit. Brenda një kohe të shkurtër, shërbimet e Komisariatit të Policisë Grmash kanë shoqëruar në Komisariat dhe kanë arrestuar autorin e plagosjes, shtetasin F. B., 28 vjeç, për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë," njoftoi policia.