Serbia trupa në Veri? Rama flet për shashka politike: Suerreale si Kosova të çojë trupa në Preshevë

Përpara përfaqësuesve të trupit diplomatik në tiranë, kryeministri Edi Rama theksoi mbështetjen e plotë ndaj Kosovës dhe bëri thirrje për dialog mes dy vendeve për të ulur tensionet që sipas tij nxisin ndikim rus në rajon. Në retorikën e tij qëndroi larg Open Balkan dhe pranë procesit të Berlinit.

"Dialog, dialog, dialog". E vetmja mënyrë për të zbutur situatën e shkaktuar në veri të Kosovës sipas kryeministrit Edi Rama është gjuha e pranimit.

Rama: Nuk e zgjodhëm ne të jetonim në këtë lagje sekëlldisëse të Europës, që quhet Ballkan, madje nëse do të mundeshim do ta kishim zëvendësuar njëri-tjetrin me fqinj të tjerë. Por së pari, nuk ka asnjë vend tjetër në këtë planet ku ta transferojmë vendin tone dhe së dyti, secili prej fqinjëve tanë është këtu për të qëndruar. Kështu që më mirë të mësojmë, e të mësojmë shpejt të jetojmë me njëri-tjetrin, të punojmë me njëri-tjetrin, të ndihmojmë njëri-tjetrin dhe më mirë ta kuptojmë pa humbur më shumë dekada, se duhet ta bëjmë këtë, sepse është gjëja më e mirë që mund të bëjmë për t’i shërbyer pikërisht interesit tonë.

Rama u shpreh se rritja e tensioneve si pasojë e një retorike të rënduar politike është shqetësuese për rajonin dhe afron Rusinë në Ballkan.

Rama: Nuk është një fundvit i mirë për procesin e normalizimit midis Kosovës dhe Serbisë. Rritja e tensioneve në veri të Kosovës është, jo vetëm e padobishme, por thellësisht shqetësuese. Është e pabesueshme që na duhet të merremi vazhdimisht me shfaqjen e barrikadave, prapakthime në procesin e normalizimit dhe ekipe zjarrfikësish të SHBA dhe BE që vrapojnë të shpëtojnë makinerinë e dialogut nga flakët e një retorike të rënduar politike.

Së fundmi, dëgjuam deri për kërkesa të bëra NATO-s për të dërguar trupa serbe në veri të Kosovës, për të mbrojtur serbët etnikë. E kuptoj që kjo mund të jetë një tjetër shashkë speciale e retorikës politike, por është po kaq surreale sa do të ishte nëse Kosova do t’i kërkonte NATO-s të dërgonte trupa shqiptare në Serbinë jugore për të mbrojtur shqiptarët etnikë. Na duhet ta mbajmë murtajën e luftës ruse larg këtij rajoni dhe ndërkohë që do të mbetemi gjithnjë, me vendosmëri, krah Republikës së Kosovës çdo here që e drejta e saj sovrane për tu qeverisur nga autoritetet e veta do vihet në pikëpyetje në çfarëdolloj forme.

Kreu i qeverisë zgjodhi sërish te anashkalojne përmendjen e nismes Open Balkan, duke vënë theksin në Procesin e Berlinit e duke i ururar mirëseradhjen në Shqipëri samitit të tij të rradhës në pranverë.

Me përfaqësues të trupit diplomatik në Tiranë, Rama shprehu keaqrdhjen për mungesën e Ambasadorit iranian për shkak të ndërprererjes së marrëdhenieve diplomatike mes dy vendeve si pasojë e sulmit kibernetik.