"Turizëm vetëm 3 muaj", diskutohet për paketa turistike dimërore edhe në Lezhë

Pothuajse çdo vit autoritetet bëjnë thirrje që turizmi në shqipëri të zgjatet në kohë, duke mos u kufizuar në tre muajt e verës. Por, pavarësisht planeve qartasi ky plan ka dështuar. Në Lezhë, operatorët turistikë dhe autoritetet lokale kanë thënë se do ta marrin seriozisht punën për krijimin e paketave turistike edhe përtej verës.

Pavarësisht rajoni i Lezhës ofron mundësi për turizëm 365 ditësh, një gjë e tillë ka dështuar që të arrihet.

Mungesa e ofertave turistike, po i mban vizitorët dhe turistet larg Lezhës gjatë vjeshtës, dimrit dhe pranverës.

"Jo se jemi sonte në Lezhë e jemi qytetarë të Lezhës, por ajo është një qytet shumë i bukur. Ka kultura pafund," tha Alfred Marku operator turistik.

Edhe agjencitë nga Kosova që sjellin mijëra pushues gjatë verës thanë se duhet një paketë që kalon sezonin veror për Lezhën.

"Viti 2022 ka qenë një rekord ku Lezhë dhe Shëngjini ka marrë mbi 70% të numrit të pëegjithshëm të pushuesëve kosovarë në Shqipëri. Kemi një ngecje me paketat dimërore me Lezhën," tha një prej tyre

Gjatë një takimi mes operatorëve u ra dakord që paketa turistike të zgjerohet edhe gjatë muajve të tjerë përtej shtatorit.

Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.