Kufoma e djegur në Malin e Dajtit, një prej të arrestuarve Drejtoreshë Ekzekutive në OJF për fëmijë. Pranon krimin

Ora News mëson detaje nga vrasja dhe djegia e  61 vjeçarit Menduh Kurt–Deda. Krimi i rëndë ndodhi në maj të 2017 por policia arriti të identifikojë viktimën dhe zbardhë autorët 5 vite më pas.

Drejtori i policisë së Tiranës, tha se autorë të ngjarjes kanë rezultuar se janë shtetasit Gazmir Ngota dhe Marjeta Karaj, të arrestuar si dhe shtetasi i shpallur në kërkim Besmir Karaj

“Nga tërësia e veprimeve hetimore, rezulton se të 3 këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pasi kanë kontaktuar në zonën e Xhamllikut, shtetasin Menduh Kurt–Deda, i cili fshihej prej kohësh, si pasojë e një borxhi të pashlyer, e kanë marrë me forcë atë, në automjet, dhe kanë shkuar në zonën e Alliasit, ku kanë ushtruar dhunë ndaj tij” informoi sot drejtori i policisë.

Kufoma e djegur në Malin e Dajtit, një prej të arrestuarve
Marjeta Karaj

Marjeta Karaj rezulton të jetë Drejtoreshë Ekzekutive e një organizate jo fitim prurëse për Ndihmë dhe Kujdesit Jetim për fëmijët e ushtarakëve brenda dhe jashtë vendit.

Gjatë marjes në pyetje, Marjeta Karaj, ka pranuar autorësinë e krimit së bashku me personin tjetër, që është djali i shokut të saj.

Ngjarja e mbetur pa autor ka qenë një dosje e mbyllur për shumë kohë në organet e drejtësisë ndërsa policia tha se pas gjetjes së provave ka kërkuar rihapjen e saj.

Sipas policisë vrasja ka ndodhur për shkak të një borxhi të pashlyer. Gazmir Ngota, 39 vjeç dhe Marjeta Karaj, 56 vjeçe, kanë transportuar shtetasin Menduh Kurt–Deda, në një zonë pyjore, në vendin e quajtur “Kodër Shupal”, ku pasi e kanë dhunuar dhe lidhur 61-vjeçarin, e kanë djegur atë me lëndë djegëse. Trupi i tij u gjet më 16 maj 2022. Arrestimi i autoreve u bë në kuadër të operacionit "Asgjë nuk harrohet"