"Për Flamurin", dhuratën më të bukur shqiptarëve ua bënë dy tenorët e mëdhenj Tusha dhe Gjipali
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Nëntor 2022, 22:26
Dy tenorët e njohur shqiptarë Josif Gjipali dhe Kastriot Tusha bashkuan forcat për këtë 28 Nëntor duke sjellë si dhuratë për shqiptarët një këngë për flamurin.
Kënga e re me titull "Për Flamur" me tekst të Maliq Lilës dhe muzikë të Enis Mullaj u publikua në vigjilje të Ditës së Pavarësisë dhe duket se është pritur mirë nga publiku digjital.
Videoklipi është realizuar në Vlorë.

