A do ta ndihmojë Shqipëria Kosovën me forca policore në rast të përshkallëzimit të tensioneve në veri?

Kryeministri Edi Rama e shmangu në mënyrë diplomatike pyetjen e gazetarëve nëse Shqipëria do ta ndihmojë Kosovën me forca policore në rast të përshkallëzimit të tensioneve në veri.

Duke pohuar se nuk ka arsye që Shqipëria ta bëjë këtë ai po ashtu theksoi se nuk ka arsye se pse në territorin e Kosovës të gjenden forca policore të shteteve të tjera, duke i kthyer kështu përgjigje edhe kërkesës në rritje të Serbisë për kthimin e forcave të saj në Kosovë.

Pyetje: A do ta ndihmojë Shqipëria Kosovën me forca policore në rast se...?

Rama: Për çfarë arsyeje do ta ndihmojë Shqipëria Kosovën me forca policore dhe për çfarë arsye Kosova që është një shtet sovran, demokratik duhet të ketë forca policore të shteteve të tjera në territorin e saj që është një territor integritetin e të cilit e mbron një bashkësi e tërë ndërkombëtare. Nuk e kuptoj këtë pyetje realisht.