Basha: Gëzuar 32 vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike! Zoti i bekoftë shqiptarët!

Ish-kreu i PD-së, Lulzim Basha ka uruar Partinë Demokratike, kur sot feston 32-vjetorin e krijimit të saj më 11 dhjetor 1990.

Basha shkruan se Partia Demokratike ka lindur e re dhe do të mbetet e re, ka lindur evropiane dhe do të mbetet evropiane, ka lindur kombëtare dhe do të mbetet kombëtare.


Basha:
Partia Demokratike ka lindur e re dhe do të mbetet e re, ka lindur evropiane dhe do të mbetet evropiane, ka lindur kombëtare dhe do të mbetet kombëtare, ka lindur mes sakrificash, e mbi sakrificat do të ngrihet më e fortë, ka lindur si shpresë e shqiptarëve për ndryshim dhe do të jetë sërish shpresa e tyre, ka lindur e madhe dhe do të bëhet edhe më e madhe, për Shqipërinë, për demokracinë. Gëzuar 32 vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike! Zoti i bekoftë shqiptarët dhe Shqipërinë!